Kostume.al https://kostume.al/sq/ Suits by Dream Store Albania Tue, 31 Oct 2023 02:05:34 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://kostume.al/wp-content/uploads/2023/10/cropped-logo-mail-dsa-32x32.png Kostume.al https://kostume.al/sq/ 32 32 Partner dhe Sponsor të “Miss & Mister Turizmi” Durres 2023 https://kostume.al/sq/partner-dhe-sponsor-te-miss-mister-turizmi-durres-2023/ https://kostume.al/sq/partner-dhe-sponsor-te-miss-mister-turizmi-durres-2023/#respond Sun, 29 Oct 2023 20:46:14 +0000 https://kostume.al/partner-dhe-sponsor-te-miss-mister-turizmi-durres-2023/ Këtë vit u mbushën 18 vjet nga zhvillimi i Projekti Rinor “MISS & MISTER TURIZMI”, një nga veprimtaritë rinore unikale në Ballkan. Këtë radhë ky event me 40 konkurentë u finalizua në qytetin e lashtë të Durrësit. Me mbështjeten e kryetares së Bashkisë, znj. Emiriana Sako dhe partnerve publicitar nder to dhe Dream Store Albania, […]

The post Partner dhe Sponsor të “Miss & Mister Turizmi” Durres 2023 appeared first on Kostume.al.

]]>
Këtë vit u mbushën 18 vjet nga zhvillimi i Projekti Rinor “MISS & MISTER TURIZMI”, një nga veprimtaritë rinore unikale në Ballkan.

Këtë radhë ky event me 40 konkurentë u finalizua në qytetin e lashtë të Durrësit.

Me mbështjeten e kryetares së Bashkisë, znj. Emiriana Sako dhe partnerve publicitar nder to dhe Dream Store Albania, organizatorët arritën të gjenin elementët më të mirë të komponentëve realizues e ta finalizonin suksesshëm.

Edhe këtë vit, mbështetja e Universitetit “ MARIN BARLETI” të Tiranës me 2 Bursa dhe 2 Bursat e Universitetit Internacional të Qipros i motivuan konkurentët.

Nën kujdesin e Produksionit, nën drejtimin e producentes së përkushtuar e tashmë e shquar , Znj Myzejen Konduri e stafit të saj profesional, si koreografi i talentuar, Arian Plaku, Drejtoria Artistike e Parukeri “ EVALUTION”, stilistet Alma Calliku & Frida Koljaka, konkurentët u paraqitën në koherencë me Skenën.

Juria profesionale me kryetar dirigjentin Ermir Dizdari, drejtori i Turizmit të Bregdetit, Z.Shpëtim Cika, koreografi i mirënjohur, Arian Sukniqi, “showman”-i Ervin Kurti, fotografi Olso Beci nga New York-u, Silvia Deliu, profesoreshë e universitetit “MARIN BARLETI”, aktori Jaho Mergjeka, znj.Adela Gruda, Koordinatore e shkollave në Kremona të Italisë, i dhanë motivim e besim konkurentëve.

Fituesit e këtij spektakli u shpallën 18-vjeçarja nga Durrësi, Adela Prenjasi dhe 18-vjeçari Samuel Elezi nga Shijaku.

Vezullimin e kësaj ëndrre, fituesit e këtij spektakli do ta ndjekin në rrugëtimin e sukseseve të tjera, brenda e jashtë vendit.

The post Partner dhe Sponsor të “Miss & Mister Turizmi” Durres 2023 appeared first on Kostume.al.

]]>
https://kostume.al/sq/partner-dhe-sponsor-te-miss-mister-turizmi-durres-2023/feed/ 0
JAVA E MODES MILANO GX FASHION WEEK https://kostume.al/sq/java-e-modes-milano-gx-fashion-week/ https://kostume.al/sq/java-e-modes-milano-gx-fashion-week/#respond Fri, 20 Oct 2023 12:35:40 +0000 https://kostume.al/java-e-modes-milano-gx-fashion-week/ Milano. Java e Modës GX: edicioni i shtatorit konfirmon suksesin e eventit Sonila Harizi, Stiliste shqiptare, Në Brandin DSA – Dream Store Albania, prej 25 vitesh drejton një biznes veshjesh për meshkuj. Feedback-u që mori në Evropën Lindore dhe vendet e Ballkanit bëri që aktiviteti i tij stilist të përfshinte edhe modën e grave me […]

The post JAVA E MODES MILANO GX FASHION WEEK appeared first on Kostume.al.

]]>
Milano. Java e Modës GX: edicioni i shtatorit konfirmon suksesin e eventit

Sonila Harizi, Stiliste shqiptare, Në Brandin DSA – Dream Store Albania, prej 25 vitesh drejton një biznes veshjesh për meshkuj. Feedback-u që mori në Evropën Lindore dhe vendet e Ballkanit bëri që aktiviteti i tij stilist të përfshinte edhe modën e grave me veshjet madhështore ceremoniale. Stilistja synon kontaktin e drejtpërdrejtë me klientin, duke studiuar shijen dhe tendencat e tyre për të zgjedhur me kujdes pëlhurat dhe kombinimet artistike për të qepur. Pasioni i saj u trashëgua nga djali i saj Alex Harizi, i cili në këto tre vite zhvilloi dizajnet e tij me pasion dhe një frymë të re në tendencat e fundit. Në pasarelë parakaluan veshje të cilësisë së lartë, prestigji i të cilave u njoh nga figura të rëndësishme të industrisë të pranishme.

The post JAVA E MODES MILANO GX FASHION WEEK appeared first on Kostume.al.

]]>
https://kostume.al/sq/java-e-modes-milano-gx-fashion-week/feed/ 0